Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për një të vdekur

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 12:09
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për një të vdekur

Një vetaksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë e të cilit dyshohet se ka humbur jetën një person.

“Në bazë të informacioneve të para, njëri nga personat që ndodhej në veturën e aksidentuar nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të rënda”.

Mësohet se në veturë ishte shoferi dhe një person tjetër në cilësinë e pasagjerit.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri te ky aksident.

(Kosova Sot Online)