Bie numri i rasteve aktive me Covid 19 në Kosovë

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 17:45
Bie numri i rasteve aktive me Covid 19 në Kosovë

Pas rënies së përditshme të numrit të të infektuarve me Covid -19, ka rënë edhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive.

Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e virusit “korona”, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.

Së fundmi, numri i të shëruarve ka qenë vazhdimisht më i lartë se ai i rasteve të reja të infektuara.

IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën.

(Kosova Sot Online)