Në Spitalin e Pejës po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, 6 janë me oksigjenoterapi

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 09:38
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, 6 janë me oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht po trajtohen 12 pacientë me koronavirus, nga kjo shifër 6 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 1 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Tutje, Spitali njofton se gjatë fundjavës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

440 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4.706 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjatë vikendit të fundit janë kryer 304 shërbime Radiologjike, madje 194 Rëntgen, 90 Eho dhe 20 Ct-ja”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit. 

(Kosova Sot Online)