Çelësi i liberalizimit të vizave për kosovarët në dorë të shtetit gjerman

Çelësi i liberalizimit të vizave për kosovarët në dorë të shtetit gjerman

Hajrullah Tërnava

  • 05 October 2020 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Akoma ekziston kundërshtimi i atyre 5 shteteve të BE-se që vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrimin. Këto vende mundë të pozicionohet kundër sidomos kur shihen faktet sipas të cilave Kosova nuk ka bërë ndonjë hap serioz në luftimin e krimit të organizuar që gjithnjë BE ka kërkua një intensifikim dhe ashpërsim të luftimit tëkrimit të organizuar. Po të ishte në pushtet Qeveria LVV-LDK, ajo që u krijua në fillim pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, me atë mënyrë të qasjes së luftimit tëkrimit në përgjithësi sikur që e patën filluar, pa asnjë dyshim që rezultatet do të ishin shumë të mëdha, të prekshme e të dukshme, prandaj do të ishte shumë reale edhe pritja për liberalizimin e vizave kosovare në fund të këtij viti. E kundërshtimin e këtyre shteteve, ndryshimin e qëndrimit nga negativ në qëndrim pozitiv, mundë ta kthej vetën ndikimi i shtuar i Gjermanisë.

-Është e kuptueshme se fati i liberalizimit teë vizave për Kosovarët, tani do të mbetet në pritjen pozitive deri në fund të këtij viti, përfundimisht në angazhimin e shtetit dhe të Qeveriseë gjermane për të lobuar deri në fund të vitit, tek 5 vendet e BE-së që akoma nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Krye diplomati gjerman, Ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, tha në fund të kësaj jave se Gjermania po punon intensivisht si për hapjen e konferencave ndërqeveritare ashtu edhe peër liberalizimin e vizave me Kosovën, por deri tani nuk dihet ende nëse këto do të realizohen brenda këtij viti.

Tani sipas të gjitha gjasave do të mbetet angazhimi I diplomacisë gjermane zgjidhja e vetme për ta mbuluar dështimin e plotë të diplomacisë kosovare, por edhe ngecjen e dukshme neë plotësimin e kriterit bazë që e ka bllokuar deri tash këtë proces, që ndërlidhet me dështimin në sundimin e ligjit. Kjo do të jetë një dëshmi e cila mund ta pengoj aktivitetin diplomatik të Gjermanëve, sidomos nëse 5 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".