Deputeti i Vetëvendosjes kritikon Qeverinë, thotë se nuk reagoi pas provokimeve serbe

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 09:52
Deputeti i Vetëvendosjes kritikon Qeverinë, thotë se nuk reagoi pas provokimeve serbe

Deputeti i LVV-së ka kritikuar Qeverinë Hoti duke thënë se ajo nuk ka reaguar pas deklaratave të bëra në Serbi.

Dimal Basha në Facebook ka thënë se lidershipi i Serbisë del çdo ditë me retorikë raciste kundër shqiptarëve.

“Shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos kur e di historinë fashiste, e për më tepër që Daçiq e Vuçiq kanë qenë pjesë e kabinetit të kriminelit Millosheviq, njëri ministër e tjetri zëdhënës”, ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria në Kosovë nuk po reagon pas këtyre deklarimeve.

“Ende më e frikshme që shqiptarët në Kosovë e kanë një Qeveri Koti që përveç që nuk reagon, për më tepër e akomodon duke bashkëpunu me suspendu Kushtetutën tonë, duke iu bashkëngjit iniciativave te Vuçiqit (mini-Novi Sadit) qe dikur vet e kanë kundërshtu, dhe duke ia hequr reciprocitetin dhe rrjedhimisht duke pranu mos me qenë i barabartë”, ka thënë ai.

 

Lidershipi i Serbisë del çdo ditë me retorikë raciste kundër shqiptarëve. ë Shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos...

Publiée par Dimal Basha sur Dimanche 4 octobre 2020

(Kosova Sot Online)