Shkoi për të prerë dru në pyll, vdes në rrethana të panjohura në Podujevë

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 10:33
Shkoi për të prerë dru në pyll, vdes në rrethana të panjohura në Podujevë

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur dje në pyllin e fshatit Sllatinë të Podujevës.

Viktima kishte shkuar për të prerë dru në pyll, ndërsa në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, tha Rexhepi. 

(Kosova Sot Online)