Mini-Shengeni po vjen, gabimet në marrëveshjen e Uashingtoni që po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës dhe Qeverisë Hoti

Mini-Shengeni po vjen, gabimet në marrëveshjen e Uashingtoni që po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës dhe Qeverisë Hoti

Gani Qarri

  • 05 October 2020 - 07:31

Shkruan: Gani Qarri

Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett deklaroi se çfarëdo ndryshimi që mund të ndodhë në skenën politike të qeverisjes së vendit, zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit mbetet obligim edhe për qeveritë e reja që vijnë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd dhe të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, duhet ti respektojnë zotimet që kanë bërë në Uashington, ngase nuk janë zotime të menduara për poenë politike, por për përfitimet të qytetarëve të dy vendeve.

-Mjerisht duket se Avdullah Hoti në Uashington ka bërë aq shumë lëshime në favor të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, sa që tani po taktizon me të gjitha mënyrat, për ti ikur sa më shumë që të mundet,përgjegjësisë morale dhe politike. Për aq më tepër është bërë shumë i çuditshëm edhe ndryshimi kaq i lehtë i qëndrimit të tij të dikurshëm radikal kundërshtues kundër Mini-Shengenit të propozuar nga Rama e Vuqiçi, në një qëndrim të menjëhershëm pozitiv duke thënë se ky lloj bashkëpunimi midis vendeve të rajonit do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme, pa dhënë sqarime se ku i mbështetë idetë e tij. Madje edhe shumica marrëveshjeve që u nënshkruan në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në Tiranë, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë marrëveshjet e para që kanë për bazë krijimin e parakushteve për fillimin e jetësimit të kësaj krijese shumë të kundërshtuar dhe të kritikuar nga spektri i gjerë politik i Kosovës në opozitë, përfshi edhe partitë e tashme që janë në bashkëqeverisje. Ndaj mbetet të shpresojmë edhe më tej, që ideja fantome për Mini-Shengenin, ashtu sikur nuk po arrin të realizohet në terren, të mos jetë as projekt afatgjatë i cili do të mbetej obligim edhe për kombinatorikat e reja të qeverisjes politike pavarësisht se kush do të jetë në pushtet në rast të ndryshimeve të shpejta në përfaqësimin politik të qeverisjes së vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".