Inspektorati i Punës sërish i jep të drejtë Basri Sejdiut, kërkohet kthimi i tij në pozitën e Drejtorit të SHSKUK – së

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 11:11
Inspektorati i Punës sërish i jep të drejtë Basri Sejdiut, kërkohet kthimi i tij në pozitën e Drejtorit të SHSKUK – së

Ish-drejtori i përgjithshëm i SHSKUK – së, Basri Sejdiu, ka publikuar vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, i cili vërteton vendimin e shkallës së parë dhe rrjedhimisht kërkohet kthimi i tij në pozitën që u shkarkua.

“Pres së shpejti të kthehem në krye të SHSKUK-së dhe të vazhdoj maksimalisht angazhimin tim në të mirë të ngritjes së sistemit shëndetësor, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësor”, shkruan Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2332017986944048&id=100004076086061

(Kosova Sot Online)