Të shtëna me armë në një aheng në Mitrovicë, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 11:14
Të shtëna me armë në një aheng në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Mitrovicë.

Policia njofton se janë konfiskuar dy armë, 54 fishekë dhe 13 gëzhoja në oborrin e shtëpisë ku ishte mbajtur ahengu.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, pesëdhjetë e katër (54)fishekë dhe trembëdhjetë (13) gëzhoja të cilat janë gjetur në oborrin e shtëpisë ku ishte ahengu. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)