Hoti takohet me deputetin grek: Roli i Greqisë është i rëndësishëm për rrugëtimin tonë politik

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 11:33
Hoti takohet me deputetin grek: Roli i Greqisë është i rëndësishëm për rrugëtimin tonë politik

Kryeministri Avdullah Hoti e ka pritur sot deputetin grek, Andreas Patsis, njëherish anëtar i Partive Popullore Evropiane (EPP).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti dhe deputeti Patsis biseduan për zhvillimet politike në vend, menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, planin për rimëkëmbje ekonomike, procesin e dialogut final ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë, i cili siç thekson Hoti, duhet të përfundojë me njohje reciproke, si dhe aspiratat e qarta të Kosovës për integrime në struktura euro-atlantike.

Po ashtu, Hoti vlerësoi lart marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën ekonomike.

“Roli mbështetës i Greqisë në rrugëtimin politik të vendit tonë, kryesisht në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, si dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona është tepër i rëndësishëm”, tha Hoti.

Deputeti grek, Andreas Patsis e falënderoi Hotin për pritjen dhe theksoi se Greqia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës, duke i mbështetur në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)