Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, shoferi rrokulliset me traktor

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 11:36
Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, shoferi rrokulliset me traktor

Një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor në Zubin Potok.

Policia njofton se pas lëndimeve që ka marrë, viktima ka ndërruar jetë në spital.

“Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me traktor nga pakujdesia është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spital, ku si pasojë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)