Kurti: Të dënuarit dalin nga burgjet më të mllefosur, viktimat riviktimizohen nga procesi gjyqësor

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 13:29
Kurti: Të dënuarit dalin nga burgjet më të mllefosur, viktimat riviktimizohen nga procesi gjyqësor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për drejtësinë restauruese me eksperten e kësaj fushe në Belgjikë, Brunilda Pali. Kurti shkruan se një ndër problemet kryesore në Kosovë është që të dënuarit dalin nga burgjet më të mllefosur se që kanë hyrë aty.

Kjo sipas Kurtit është për shkak të mungesës së vëmendjes në rehabilitimin e tyre në shoqëri.

Kurti ka shkruar se viktimat shpesh riviktimizohen nga procesi gjyqësor dhe rrallë gjejnë drejtësinë që kërkojnë.

“Një ndër problemet kryesore në Kosovë është që të dënuarit dalin nga burgjet edhe më të mllefosur se që kanë hyrë brenda për shkak të mungesës së vëmendjes në rehabilitimin dhe reintegrimin e tyre në shoqëri. Viktimat, në anën tjetër, shpesh riviktimizohen nga procesi gjyqësor dhe rrallë gjejnë drejtësinë që kërkojnë sepse sistemi i drejtësisë në thelb nuk është ndërtuar për të riparuar dëmin e shkaktuar nga krimi. Një qasje e tillë dritëshkurtër nuk i ndihmon shtetit dhe nuk kontribuon në uljen e nivelit të kriminalitetit (recidivizmi është në rritje), apo të sigurisë publike, por përkundrazi e rritë atë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Si rezultat i kësaj është e rëndësisë jetike të gjejmë mënyrat më të mira të bashkëpunimit me ekspertë të fushës (nga brenda dhe jashtë) për integrimin e drejtësisë restauruese në sistem dhe ndryshimin e kahjes nga ajo retributive në restauruese”, ka shkruar kreu i VV’së.

 

Dje, bashkë me këshilltaren ligjore, znj. Furtuna Sheremeti zhvilluam një bisedë me Dr. Brunilda Pali, eskperte në...

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 5 octobre 2020

(Kosova Sot Online)