Nuk ua dhanë paratë shtesë për punën gjatë pandemisë, SPS paralajmëron grevë

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 14:13
Nuk ua dhanë paratë shtesë për punën gjatë pandemisë, SPS paralajmëron grevë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës po paralajmëron grevë gjenerale të të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik nëpër qendra spitalore, QMF dhe ambulanta.

Sindikata ka njoftuar se greva do të mbahet për shkak të presionit të punëtorëve lidhur me mos realizimin e pagesave shtesë për kohën e pandemisë.

“Pas mos reflektimit te Qeverise se Kosovës dhe presionit te punëtorëve lidhur me mos pagesën e pagave shtese për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do ti kryen te gjitha përgatitjet për një greve gjeneralë”, thuhet në njoftimin e SPS’së.

Greva po paralajmërohet të mbahet javën e ardhshme.

“Dhe fundi i javës se ardhshme do te jete fillimi i grevës se përgjithshme te të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik neper Qendrat spitalore QMF dhe ambulantë. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në deklaratën e SPS’së.

(Kosova Sot Online)