Deputetja e AAK’së kërkon që Isa Mustafa të raportojë për hidrocentralet

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 14:25
Deputetja e AAK’së kërkon që Isa Mustafa të raportojë për hidrocentralet

Sot është mbajtur takimi i dytë i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje është bërë shqyrtimi i draft planit të punës së komisionit dhe shqyrtimi i buxhetit për komisionin.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kërkuar që në komision të ftohet ish-kryeministri Isa Mustafa si dhe ish-ministrja Mimoza Kusari.

Haxhiu gjithashtu kërkoi që të bëhet përzgjedhja e ekspertëve më të mirë që do ta ndihmojnë punën e komisionit hetimor.

 

Mbahet takimi i dyteë i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit...

Publiée par Grupi Parlamentar i AAK-së sur Lundi 5 octobre 2020

(Kosova Sot Online)