Personi që u pa i shtrirë në Prishtinë, fillimisht u godit nga një biçikletë

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 14:54
Personi që u pa i shtrirë në Prishtinë, fillimisht u godit nga një biçikletë

Personi që u pa i shtrirë në rrugën “George Bush” në Prishtinë fillimisht është goditur nga një biçikletë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, biçiklisti është shoqëruar për në stacionin policor për intervistim.

Këto informacione i ka dhënë  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi në fjalë (mashkull), ka pësuar lëndime pasi që i njëjti është goditur nga një biçikletë. Personi i  lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)