Norvegjia mbështet të drejtën e Kosovës për të pasur liberalizim vizash

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 15:53
Norvegjia mbështet të drejtën e Kosovës për të pasur liberalizim vizash

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë mbështetje nga Norvegjia për finalizimin e procesit të liberalizimin e vizave.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, pas telefonatës që ka zhvilluar sot me ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide.

“Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces”, ka shkruar ajo.

Haradinaj-Stublla ka treguar se me homologen e saj kanë shkëmbyer edhe pikëpamje rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë, derisa ka falënderuar Norvegjinë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm. 

 

Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm. Në thirrjen e sotme...

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Lundi 5 octobre 2020

(Kosova Sot Online)