Marrëveshja e Uashingtonit, Abrashi rrëfehet para deputetëve

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 08:04
Marrëveshja e Uashingtonit, Abrashi rrëfehet para deputetëve

Me të filluar në ora 13:00 do të mblidhet komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis.

Në këtë komision sot do të raportoj ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ministri Abrashi do të raportoj para deputetëve të këtij komisioni rreth marrëveshjes së nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja ku mes tjerash përfshinë ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore janë dy këto çështjet për të cilat Abrashi është ftuar që të raportoj në këtë komision.

(Kosova Sot Online)