Fuqia e dronëve ushtarak që bleu Serbia prej Turqisë, të njëjtat i përdori Azerbajxhani në sulmin ndaj Armenisë

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 10:14
Fuqia e dronëve ushtarak që bleu Serbia prej Turqisë, të njëjtat i përdori Azerbajxhani në sulmin ndaj Armenisë

Një delegacion serb ka udhëtuar drejt Turqisë për të blerë dronët luftarakë “Barjaktar”.

Mediat serbe kanë shkruar kjo lloj arme duhet të mbrojë qiellin e  Serbisë dhe ta bëjë vendin e tyre forcën më të fuqishme ushtarake në këtë pjesë të Evropës.

“Qytetarët tanë janë shumë të interesuar për këtë lloj arme, e cila duhet të mbrojë qiellin mbi Serbinë, por gjithashtu ta bëjë vendin tonë forcën më të fuqishme ushtarake në këtë pjesë të Evropës. Dronët “Barjaktar” janë një produkt i korporatës turke Kale-Bajkar, avioni prodhohet dhe shitet në dy versione si një avion luftimi dhe zbulimi me ose pa armë. Ajo u fut në përdorim ushtarak në 2014. Zhvillimi i versionit të dronit me armë gjithashtu filloi në vitin 2014, dhe ai version i avionit është shënuar Bajraktar TB2. Ky avion është ndërtuar në përputhje me kërkesat e ushtrisë turke dhe është i armatosur me lëshues të raketave të drejtuara me lazer me një kalibër 70 milimetra dhe municion gjysmë automatik të drejtuar me lazer. Gjatësia e dronit është 6.5 metra, hapësira e krahëve është 12 metra, shpejtësia maksimale është rreth 220 kilometra në orë dhe fluturon në një rreze prej rreth 300 kilometra“, shkruhet në mediat serbe.

Dronët turq kanë pasur përdorim luftarak në vitet e mëparshme në konfliktet në Siri, veçanërisht gjatë operacionit Dega e Ullirit kundër kurdëve sirianë në Sirinë veriore, por edhe kundër forcave kurde në Irak.

Sipas raporteve të agjencisë, dronët “Bajraktar” përdoren nga ushtria Azerbajxhanase në konfliktet në Nago-Karabak, ku, sipas raporteve nga fusha e betejës, ata shkaktuan dëme të jashtëzakonshme dhe i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë armene, veçanërisht njësive të blinduara dhe caqeve të tjera.

Forcat armene në Karabak kanë rrëzuar të paktën një avion të tillë me raketa të mbrojtjes ajrore.

(Kosova Sot Online)