Lutfi Haziri: Nuk isha në dijeni që Agon Musliu mund të kishte probleme mendore

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 10:46
Lutfi Haziri: Nuk isha në dijeni që Agon Musliu mund të kishte probleme mendore

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje po intervistohet kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se nuk ishte në dijeni se Agon Musliu mund të kishte probleme mendore.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqit tek unë. Problemet shëndetësore asnjëherë nuk janë përmend, pra në raportet e prindit të tij me mua”, tha Haziri.

Ai tha se “në momentin kur ka zbrit në Aeroportin Adem Jashari, detyra ime ka përfunduar.  I ndjeri ka pas gjithë dokumentacionin përcjellës me veti që mos t’i nënshtrohet karantinimit”.

Agon Musliu, 26-vjeçari nga Gjilani, vdiq muaj më parë, ku dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)