Vdes një grua në QKUK, nisin hetimet për rastin

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:01
Vdes një grua në QKUK, nisin hetimet për rastin

Një grua nga Lipjani është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka vdekur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes së 1 tetorit, raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Lipjan 01.10.2020 – 13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ishte dërguar në QKUK. Më vonë viktima ka ndërruar jete”, ka njoftuar policia.

Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkohë, policia po e heton këtë rast si “vdekje të dyshuar”.

(Kosova Sot Online)