Gjendet i vdekur në rrugë burri nga Kamenica

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:04
Gjendet i vdekur në rrugë burri nga Kamenica

Një burrë nga Kamenica është gjetur i vdekur në rrugë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Stalic të Kamenicës, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“ Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thekson policia.

(Kosova Sot Online)