A hyri xhandarmëria serbe dje në Kamenicë? Flasin nga Policia

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:10
A hyri xhandarmëria serbe dje në Kamenicë? Flasin nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës.

Të hënën është raportuar se xhandarmëria serbe është futur në fshatin Kikë të komunës së Kamenicës.

Policia ka njoftuar se pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se njësiti i KFOR’it është takuar me pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë.

“Fsh.Kikë, Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtar të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)