Sa kushton një kilogram ar aktualisht në Kosovë?

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:29
Sa kushton një kilogram ar aktualisht në Kosovë?

Dy muaj më parë në bursat ndërkombëtare çmimi i arit pati rritje, gjë që ndikoi edhe në Kosovë.

Saktësisht para dy muajsh qytetarët e Kosovës një gram ari kanë pasur mundësinë ta blejnë deri në 55 euro, ndërkaq momentalisht ari në Kosovë ka filluar të ketë rënie të ndjeshme, duke rënë në 45 euro për gram.

Sipas artarëve, pandemia ka shkaktuar humbje të madhe te ta dhe njëkohësisht edhe ulje të çmimit për gram të arit.

Artarët thonë se pas pandemisë, qytetarët kanë filluar edhe ta shesin arin për nevojat e tyre.

“Meqë gjatë pandemisë nuk kemi punuar, ne si biznes kemi filluar punën pas lirimit të masave dhe se kemi vërejtur se shumë qytetarë kanë filluar shitjen e arit nëpër argjentari për nevojat personale, përfshirë edhe për sëmundje”, u shpreh një prej argjentarëve në kushte anonimiteti. Aktualisht një kg ari në Kosovë kushton 30.000 euro”, ka thënë një artar në kushte anonimiteti.

(Kosova Sot Online)