Mosmarrëveshje për pronë, rrihen mes vete dy persona në Mitrovicë

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:57
Mosmarrëveshje për pronë, rrihen mes vete dy persona në Mitrovicë

Dy persona janë rrahur mes vete dje në Mitrovicë për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronë.

Të dy fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit nga ana e policisë, janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 05.10.2020 – 20:17. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)