Çmimi Nobel për Fizikë u jepet tre shkencëtarëve që e studiuan formimin e vrimave të zeza

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 12:41
Çmimi Nobel për Fizikë u jepet tre shkencëtarëve që e studiuan formimin e vrimave të zeza

Tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë për punën e tyre rreth formimit të vrimave të zeza dhe zbulimin e një vrime të zezë tepër të madhe në qendër të galaktikës sonë.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë laureatët e çmimit prestigjioz për këtë vit, shkruan The Guardian.

Ky çmim jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe e ka vlerën e rreth 956.000 eurove. Gjysmën e kësaj shume do ta marrë Penrose, ndërsa gjysma tjetër do të ndahet mes shkencëtarëve Genzel dhe Ghez.

Të mërkurën do të jepet njoftimi për fituesin e Çmimit Nobel për Kimi, ndërsa të hënën u dha njoftimi për fituesin e Çmimit Nobel për Mjekësi.

(Kosova Sot Online)