Pas shkarkimit nga detyra e këshilltarit të ministrit Selimi, vjen reagimi i Enis Qerkës

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 14:19
Pas shkarkimit nga detyra e këshilltarit të ministrit Selimi, vjen reagimi i Enis Qerkës

Pasi emri i tij u përfol që nga mëngjesi i ditës së sotme, Enis Qerka ka reaguar në profilin e tij në Facebook.

I arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i Jashtëm i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik, ndërsa pas raportimeve në media, ministri Selimi e liroi atë nga detyra.

E pak minuta më parë ka reaguar vetë Qerka, duke thënë se rasti i tij është shfrytëzuar me tendencë për hesape politike.

Postimi i tij i plotë:

Ndryshe, ministri Selim Selimi njoftoi se Enis Qerkën e liroi sot nga detyra e këshilltarit të Jashtëm.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka njoftuar Selimi.

 

Gjykim publik E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast...

Publiée par Enis S Qerka sur Mardi 6 octobre 2020

(Kosova Sot Online)