Tre pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja me koronavirusin atje

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 10:02
Tre pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja me koronavirusin atje

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se 21 pacientë janë duke u trajtuar për koronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 14 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 3 pacientë ndodhen në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Postimi i plotë i spitalit:

(Kosova Sot Online)