Çekia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 10:45
Çekia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Republika Çeke i ka regjistruar 4.457 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Ky numër ishte më i madh se rekordi i mëparshëm prej 3.794 rasteve dhe shifra e përgjithshme e personave të infektuarve shkoi në 90.022. Që nga 25 gushti, shifra e përgjithshme e rasteve u katërfishua.

Për më tepër, nga fundi i gushtit deri më tani, numri i pacientëve në spitale është dhjetëfishuar, duke shkaktuar vështirësi për sistemin shëndetësor, shkruan The Guardian.

Gjatë dy javëve të kaluara, Republika Çeke i raportoi 326.8 raste për 100.000 banorë, duke e kaluar për herë të parë Spanjën, e cila shënoi 302.4 raste për 100.000 banorë. Këto të dhëna janë ofruar për Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Rritja e numrit të rasteve ditore është duke u paraqitur në shumë shtete evropiane. Rekorde të reja të martën raportuan edhe Bullgaria dhe Ukraina.

(Kosova Sot Online)