Çmimin Nobel për Kimi e fitojnë dy gra, zbuluan metodë precize për editimin e gjeneve

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:23
Çmimin Nobel për Kimi e fitojnë dy gra, zbuluan metodë precize për editimin e gjeneve

Dy shkencëtare, Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A Doudna, janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Kimi. Ato i zbuluan të ashtuquajturat gërshërë gjenetike, me të cilat mund të editohet me saktësi jashtëzakonisht të lartë ADN-ja e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave.

Sipas njoftimit zyrtar të Komitetit të Nobelit, shkencëtaret u shpërblyen me çmimin prestigjioz “për zhvillimin e një metode për editimin e gjenomit”, shkruan The Guardian.

Të hënën, dy amerikanë dhe një virolog britanik e fituan Çmimin Nobel për Mjekësi për zbulimin e virusit të Hepatitit C, duke e hapur rrugën për testim sensitiv dhe ilaçe antivirale për shërimin e infeksionit në gjak.

Të martën, tre shkencëtarë – një nga Shtetet e Bashkuara, një nga Gjermania dhe një nga Britania – e fituan Çmimin Nobel për Fizikë për punën e tyre rreth formimit të vrimave të zeza dhe zbulimin e një vrime të zezë tepër të madhe në qendër të galaktikës sonë.

(Kosova Sot Online)