Arrestohet një grua në Rahovec, dyshohet se vodhi stoli ari dhe një celular

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:27
Arrestohet një grua në Rahovec, dyshohet se vodhi stoli ari dhe një celular

Policia ka prangosur një grua dje në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, pasi dyshohet se ka vjedhur stoli ari dhe një celular.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në shtëpinë e një mashkulli, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 06.10.2020-10:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar kishte vjedhur një sasi stoli ari dhe një telefon celular. E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)