Shtatori i këtij viti, më i nxehti në histori

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 13:13
Shtatori i këtij viti, më i nxehti në histori

Sipas shërbimit të motit, Copernicus, shtatori i këtij viti ishte shtatori më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, 0.05 gradë më i nxehtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ishte rekord i mëparshëm.

Shkencëtarët thonë se ky fakt është një tregues i qartë se temperaturat po rriten nga gazrat e shkaktuara nga shoqëria njerëzore, shkruan BBC.

Copernicus, që është program vëzhgues i Bashkimit Evropian për Tokën, tha se ngrohja në Arktikun e Siberisë po vazhdon në nivel mbi mesatare.

Pritet që ky vit gjithashtu të jetë më i nxehti që është regjistruar ndonjëherë në Evropë, ndonëse temperaturat nga kjo periudhë fillojnë të ulen.

Temperaturat e larta dhe vapa ndikuan që në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dhe në Australi të ketë rekord të zjarreve në natyrë.

Moti i tillë ndikoi që të regjistrohet edhe dita më e nxehtë në histori, me temperaturë prej 54.4 gradë. Kjo temperaturë u shënua në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)