92 pacientë u shëruan nga koronavirusi brenda 24 orëve në vendin tonë

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:21
92 pacientë u shëruan nga koronavirusi brenda 24 orëve në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 92 pacientë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Ndërsa nga 509 testime që janë bërë, pozitivë kanë rezultuar 49 persona.

(Kosova Sot Online)