Zvicra shënon numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:25
Zvicra shënon numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Zvicër janë regjistruar 1.077 raste të reja të koronavirusit.

Kjo është hera e parë që shënohen mbi 1.000 raste të reja me Covid-19 që nga fillimi i prillit, shkruan The Guardian.

Agjencia e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin helvetik ka shkuar në 57.709.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe dy viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 1.789.

Numri më i madh i rasteve për 24 orë ishte shënuar më 23 mars – 1456, ndërsa kjo shifër kishte rënë në nivelin më të ulët më 1 qershor – vetëm tri raste për një ditë.

(Kosova Sot Online)