Dikur vatër e infeksionit me koronavirus, sot vetëm një rast i konfirmuar

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:49
Dikur vatër e infeksionit me koronavirus, sot vetëm një rast i konfirmuar

Në fillim të pandemisë, Malisheva ishte njëra ndër vendet më të prekura me COVID-19 në Kosovë. Por më pas, situata shkoi drejt përmirësimit, sot në këtë komunë është konfirmuar vetëm një pacient me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në statistikat zyrtare të publikuara në Insitutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërsa, komuna ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive është gjashtë.

Të regjistruar me COVID-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 252 persona, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 6 raste janë aktive.

(Kosova Sot Online)