LDK e godet Vjosa Osmanin: Individët fituan nga partia, duke mos dhënë asgjë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 07:58
LDK e godet Vjosa Osmanin: Individët fituan nga partia, duke mos dhënë asgjë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ditëve të fundit janë përplasur lidhur me kontributin e dhënë në parti, sidomos pas deklarimit të kryetares së Kuvendit në njëvjetorin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Zëvendësministri i ministrisë së Drejtësisë, Florian Dushi në një shkrim në Facebook ka thënë  LDK’ja asnjëherë nuk ka përfituar apo nuk është rritur nga cilido individ.

Sipas tij, janë individët që kanë përfituar nga partia, duke mos dhënë asgjë për partinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk ka përfituar, nuk është rritur e fuqizuar nga cilido individ, janë ata (individët) që përfituan (shpesh pa të drejtë) prej saj, madje, duke marrë e mos dhënë asgjë për këtë parti”, ka shkruar Dushi.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk ka përfituar, nuk është rritur e fuqizuar nga cilido...

Publiée par Florian Dushi sur Mercredi 7 octobre 2020

(Kosova Sot Online)