Aksident në autostradë, vdes një grua, pesë të tjerë dërgohen në Spitalin e Prizrenit

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 08:55
Aksident në autostradë, vdes një grua, pesë të tjerë dërgohen në Spitalin e Prizrenit

Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku, si pasojë e të cilit një grua ka vdekur dhe pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës nuk e ka saktësuar se në cilën autostradë ka ndodhur aksidenti, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Autostradë(NN)  06.10.2020-22:00.  Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

(Kosova Sot Online )