Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për dhunimin e një gruaje

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 09:07
Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për dhunimin e një gruaje

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e një të dyshuari për dhunimin e një gruaje në periudhën kohore shtator-tetor.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM & SULM SEKSUAL /Skenderaj, Mitrovicë shtator-tetor -2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

(Kosova Sot Online )