Zemaj pas vizitës në IKSHPK: Nga sot trefishohen kapacitetet testuese

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 09:18
Zemaj pas vizitës në IKSHPK: Nga sot trefishohen kapacitetet testuese

Nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese, ka njoftuar në një konferencë për media Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Në një konferencë para mediave, ai ka falënderuar Qeverinë gjermane për dhurimin e 15 respiratorëve.

“Përmes juve po e falënderojmë popullin gjerman për të gjithë këtë angazhim, në mënyrë që Kosova ta kalon e menaxhon sa më lehtë pandeminë. Kjo është ndihmë për profesionistët shëndetësor dhe angazhimin e tyre për të shpëtuar çdo jetë”, ka thënë Ministri.

Ai ka shtuar se nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese.

“Nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese, edhe kjo ndihmë nga partnerët ndërkombëtar, po pranojmë këtu 15 respiratorë. Ngritja e kapaciteteve humane është pjesë e angazhimit tonë”, tha Ministri i Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online )