Krasniqi pas pranimit të 15 respiratorëve nga Gjermania, thirrje qytetarëve për respektim të masave

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 09:23
Krasniqi pas pranimit të 15 respiratorëve nga Gjermania, thirrje qytetarëve për respektim të masave

Gjermania i ka dhuruar sot QKUK-së 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë para mediave se janë shumë falënderues për ndihmën që e ka dhënë Gjermania,

“Ju e dini që gjatë pandemisë një numër i madh i pacientëve ka pasur nevojë për trajtim intensiv. Ky nuk është donacioni i parë që marrim nga shtetet tona mike, ne i falënderojmë sinqerisht për të gjithë këtë ndihmë që janë duke bërë për Kosovën. Ne sigurojmë që këto pajisje do të përdoren në mënyrë të rregullt, që të mos kemi nevojë për aparatura të tjera, ne si qytetarë duhet të respektojmë masat për parandalim e virusit”, ka thënë Krasniqi.

“Po e përmendi vlerën e donacionit, ky donacion është 436 mijë euro që vjen nga populli gjerman”, tha ai. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ndërkaq ka thënë se që nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese

(Kosova Sot Online )