Nënpresidentit Pence i “aterron” miza në kokë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 09:56
Nënpresidentit Pence i “aterron” miza në kokë

Nëse jeni njëri nga personat që e ka përcjellë debatin e kandidatëve për nënpresident të Shteteve të Bashkuara, ka gjasë që keni vërejtur një vizitore të paftuar në ekran.

Nga pjesa e fundit e debatit të së mërkurës mbrëma, një mizë mjaft e madhe “aterroi” mbi kokën e nënpresidentit të tanishëm, Mike Pence, i cili po e kërkon edhe një mandat. Miza qëndroi në kokën e tij për një kohë të gjatë.

Pas këtij rasti, shpërthyen reagimet dhe shakatë në internet. Reagoi madje edhe Joe Biden, kandidat i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)