Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 10:31
Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

Ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Në mesin e pikave të rendit të ditës është sërish votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Rendi i ditës:

I.      Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:

1.     Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19,

Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

(Kosova Sot Online)