Pse zgjati veç 15 minuta intervistimi i Haxhi Shalës në Hagë?

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 11:34
Pse zgjati veç 15 minuta intervistimi i Haxhi Shalës në Hagë?

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala sot është paraqitur në Tribunalin Special në Hagë për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve në Hagë.

Vullnet Luzhnica, këshilltar i Haxhi Shalës, ka shkruar në Facebook se deputeti është intervistuar vetëm 15 minuta.

“Edhe kjo punë u kry, “intervista më e gjatë” në Gjykatën Speciale e cila zgjati 15 minuta! U kthefsh faqebardhë shef!”, ka shrkuar ai.

Shala dje ka udhëtuar dje drejt Holandës, përkatësisht në Hagë, për t’u intervistuar si i dyshuar.

(Kosova Sot Online)