Shkon në mbi 5 milionë numri i rasteve të koronavirusit në Brazil

  • E. /
  • 08 October 2020 - 12:29
Shkon në mbi 5 milionë numri i rasteve të koronavirusit në Brazil

Shteti i Amerikës Latine, Brazili, ka shënuar deri më tani 5 milion raste me koronavirus dhe  ka regjistruar rreth 150.000 vdekje, duke e çuar shtetin në vendin e dytë në botë në listën e vendeve më të prekura nga virusi.

Sipas ekspertëve, Brazili është duke i anashkaluar masat mbrojtëse dhe duke i injoruar masat e distancimit shoqëror. Ekspertët mendojnë që kjo është vala e dytë e virusit për të gjithë vendin dhe se shumë shpejt do të kthenen në gjendjen normale.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit tha të mërkurën se ka regjistruar 31.553 raste të reja me virusin korona, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 5.000.694 raste.

Në listën botërore, Brazili ndodhet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë për më së shumti raste me Covid-19.

(Kosova Sot Online)