Zbulohet top skenari sekret i PDK-së, Qeveria Hoti rrëzohet pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial

Zbulohet top skenari sekret i PDK-së, Qeveria Hoti rrëzohet pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial
Zbulohet top skenari sekret i PDK-së, Qeveria Hoti rrëzohet pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në mandatin e dytë presidencial

Faik Krasniqi

  • 08 October 2020 - 07:41

Shkruan: Faik Krasniqi

Të gjithë duan të bëhen presidentë. Aty do të përplasen dhe vjen deri tek prishja e koalicionit. PDK e ka për interes që presidentit Thaçi të ja vazhdoi edhe një mandat. Arsyeja që PDK të bëhet pjesë e këtij koalicioni. Do të krijohet një koalicion i madh i hajnave, banditëve dhe mafiozëve politike. Pas rizgjedhjes së Hashim Thaçit edhe për një mandat president, PDK do të jetë ajo që vetë do e prish koalicionin dhe vendi do të shkoj në zgjedhje.

-Reforma zgjedhore në Kosovë është vetëm një pretekst i këtyre partive politike që po na sundojnë për më shumë se dy dekada. Të këtyre partive që na kanë vjedhur e plaçkitur. Nuk është në interesin e tyre të bëhet një reforme zgjedhore. Edhe nëse e bëjnë do e bëjnë sa për sy e faqe. Partitë e koalicionit por edhe PDK-ja, me çdo kusht do të mundohen të ju ikin zgjedhjeve, sepse e dinë që në zgjedhje do të pësojnë debakël. Në njërën anë thonë që nuk ju frikësohen zgjedhjeve, por kur vjen puna gjejnë arsyetime. Këta janë në gjendje të bëhen të gjithë bashkë, vetëm e vetëm që t'i evitojnë zgjedhjet. Edhe LDK ia hoqi vijat e kuqe PDK-së. Në fakt vija të kuqe kurrë nuk ka pasur ndaj saj, sepse disa herë kanë bashkë qeverisur, por është strategjia e tyre që ta mashtrojnë elektoratin e tyre. Tek zgjedhja e presidentit do të kenë përplasje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".