Meliza Haradinaj Stublla nesër pret në aeroport kryediplomatin grek

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 22:45
Meliza Haradinaj Stublla nesër pret në aeroport kryediplomatin grek

Ministria e Jashtme përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla nesër pret homologun e saj në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

E menjëherë pasi ministri i Jashtëm grek të zbresë, bashkë me ministren Haradinaj Stublla do të prononcohen para mediave.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Ministrisë së Jashtme:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla pret nesër në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” homologun e saj grek, Ministrin e Jashtëm z.Nikos Dendias.

Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.

Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.


(Kosova Sot Online)