Te AKI dyshohet se ka mjet shpërthyes në një veturë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 08:11
Te AKI dyshohet se ka mjet shpërthyes në një veturë

Media nga burime të mirë informuara merr vesh se operacioni që po zhvillohet te AKI’ja po bëhet nën dyshimet për bombë.

Sipas informacioneve të siguruara nga media, bomba dyshohet të jetë afër objektit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Deri më tani zyrtarisht nuk kanë folur nga policia e Kosovës. Megjithatë, shkaku i aksionit është mbyllur një pjesë e rrugës afër AKI’së derisa forca të policisë janë parë edhe te kazerma e FSK’së që gjithashtu është rrethuar me shirita.

(Kosova Sot Online)