Vetura e personit që u arrestua afër AKI’së po largohet nga policia

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 08:50
Vetura e personit që u arrestua afër AKI’së po largohet nga policia

Vetura e personit që u arrestua sot afër AKI’së po largohet nga vendi i ngjarjes.

Krejt kjo po ndodh pas dyshimeve për bombë afër AKI’së me që rast është arrestuar edhe një person nga policia.

Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI’së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

(Kosova Sot Online)