Raporti i progresit negativ për sistemin e drejtësisë, Qeveria po e fshehë të vërtetën

Raporti i progresit negativ për sistemin e drejtësisë, Qeveria po e fshehë të vërtetën
Raporti i progresit negativ për sistemin e drejtësisë, Qeveria po e fshehë të vërtetën

Hasan Preteni

  • 09 October 2020 - 08:44

Shkruan: Hasan Preteni

Kjo kastë politike duhet të shkoj në theqafje, strukturat e mekanizmave anti-korrupsion duhet të largohen që të gjithë. VETTING i thellë dhe nisje nga e para. Të gjithë këta që na sollën në këtë derexhe nuk duhet vetëm të largohen por strukturat e reja duhet të fillojnë nga këta. Në listën e prioritetit veprimet kriminale,dënimi dhe konfiskimi i pasurisë,të fillohet nga këta.

-Kjo qeveri dhe qeveritë tjera nuk duan ta lexojnë raportin ashtu siç është, gjithmonë e kthejnë në favor të vetin. Del Kryeministri Koti dhe deklaron se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, e ka luftuar korrupsionin, bile thotë se kjo shkruan në Raportin e Progresit. E në raport e kundërta edhe më shumë se në 5 pika e potencon dhe e ripotencon në vazhdimësi se Kosova nuk e ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim. Politika i ka përzgjedhur titullarët e mekanizmave anti-korrupsion, i ka përzgjedhë të dobëtit, jo profesional, pa integritet dhe tani luan me ta. Shantazhimi brirë nuk ka. Politika ka ecur edhe më tutje, ju ka rritur pagën të gjithë atyre kështu që heshtja do të jetë edhe më e fuqishme dhe në shërbim të politikës. Politika atyre kushte të mira e ata politikës po ja kthejnë me heshtje dhe mos punë. Në të kundërtën nëse ndonjë kallëzim penal ose ndonjë informacion shkon tek prokurori ai-ata jo që nuk do të merren me të por edhe do të konspirojnë denoncuesin. Nuk ka dënime,nuk ka hetime të fuqishme,nuk ka konfiskime.

Ka heshtje, politizim, harxhim fondesh dhe punë Koti. Asnjë rast nuk është duke u hetuar, së paku. Kanë filluar disa gjykime por të gjitha do të përfundojnë njësoj. Vjetërsim lëndësh, kalim kohe dhe vjetërsim lëndësh. Çka po ndodhë me rastin Pronto,Toka,Veteranët... Asnjë prokuror i Kosovës nuk do të kalonte pragun e parë të VETTING-ut e që është premtuar të bëhet. Pra cilat janë rezultatet e punës të deritanishme...ZERO! As mekanizmat tjerë anti-korrupsion nuk qëndrojnë më mirë. Me agjencitë e pavarura po veprohet njësoj si me prokurorinë. Të gjithë të pa dinjitetshëm, zhvatës dhe të shantazhuar. Nuk na respektuan as së paku me një konferencë, me ndonjë prononcim apo deklaratë në lidhje me këtë raport. Nuk pati as debat në tv as organizim të tryezave publike. Shoqëria Civile as për ilaç. Edhe pse në fillim ishin disa prej tyre, titullarët e tyre, tani veç i kopjuan veprimet e politikanëve. U postuan në diplomaci, i hapen disa mediume, u bënë këshilltar nëpër institucione dhe u tretën. Edhe këta e përcollën paranë jo si pjesë të hetimit por si pjesë e përfitimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".