Haradinaj thotë se vizita e kryediplomatit grek jep sinjale për bashkëpunim drejt njohjes

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 09:34
Haradinaj thotë se vizita e kryediplomatit grek jep sinjale për bashkëpunim drejt njohjes

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën e kryediplomatit grek Nikos Dendias në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht pse Greqia është në mesin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, është duke u ndërtuar një themel i fuqishëm i bashkëpunimit që shkon drejt aspiratës për njohje.

“Greqia është shtet i BE’së, shtet i rajonit, përkundër që ka qenë një shtet mosnjohës, në mesin e shteteve mosnjohësve, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit, kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet tona po thellohen. Po ndërtohet një themel i fuqishëm në ndërtimin e aspiratës tonë që shkon drejtë njohjes, besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që bashkë me ministrin të diskutojmë edhe modaliteet dhe fushat që do të mund të punonim bashkë”, ka thënë Haradinaj, që ka folur edhe për agjendën e ministrit grek.

“Do të ketë një agjendë protokollare, si e kërkon vizita zyrtare, do të takojë kryeministrin parlamentaren, presidenti nuk është në vend sic e dini”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)