Arrestohet një person në Suharekë nën dyshimet për pornografi me fëmijë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 09:41
Arrestohet një person në Suharekë nën dyshimet për pornografi me fëmijë

Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimet se ka publikuar video me përmbajtje pornografike.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit është sekuestruar një telefon mobil, derisa i dyshuari është liruar.

“Suharekë 08.10.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shpërndarë video me përmbajtje pornografike. Me vendim të prokurorit telefoni mobil është sekuestruar, ndërsa i dyshuari lirohet. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)